“Cristiano Ronaldo është stërvitur shumë mirë, do të stërvitet sërish përpara ndeshjes me Suedinë dhe më pas do të vendosim”. Fernardo Santos, trajneri i Portugalisë i jep fund dyshime për gjendjen fizike të CR7 i cili nuk ishte i pranishëm në sfidën kundër Kroacisë, fituar me rezultatin 4-1 nga luzitanët.

Ronaldo
Ronaldo

Sulmuesi i Juves nuk u përfshi në listë pasi kishte një ënjtje në këmbën e tij të djathtë që nuk e lejonte prej ditësh të stërvitej normalisht. Ronaldo pritet të jetë në fushë në sfidën e dytë në Ligën e Kombeve, atë kundër Suedisë, e vlefshme për grupin A.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb