Fitues të freskët në Serie A, Juventus nuk ka shumë kohë në dispozicion për të festuar pasi duhet të nisin shpejt punën për Champions League, për ndeshjen e kthimit kundër Lion që pritet të jetë shumë përcaktues për të ardhmen, mbi të gjithë për të ardhmen e Maurizio Sarrit. Menjëherë pas sfidës së fundit në Serie A, atë kundër Romës, në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” nisin përgatitjet për në Champions, në fakt, puna ka nisur prej kohësh, pasi të gjithë janë të vetëdijshëm se sa i rëndësishëm është ky takim. Vetëm titulli kampion në Itali nuk mjafton për ta lënë të qetë Sarrin, tekniku italian duhet të kaloj minimalisht francezët për të qenë pak më i qetë.

Corriere
Corriere

Bardhezinjtë duhet të përmbysin rezultatin e sfidës së parë, humbjen 1-0, në të kundër Sarri mund të largohet, shkruan “Corriere dello Sport”. Drejtuesit e klubit gjatë gjithë kësaj periudhe kanë qenë të qetë, nuk kanë dashur të ushtrojnë presion mbi ekipin dhe mbi trajnerin, por është e qartë se nëse nuk arrijnë të kualifikohen për në fazën çerekfinale do të këtë penalizime, i parë që do të paguaj është trajneri Sarri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb