Juventus ka arritur të marrë fitoren e radhës duke u kthyer në normalitet. Bardhezinjtë kanë fituar derbin e Torinos minimalisht me rezultatin 1-0.
“Heroi” i kësaj sfide ishte i shumëprituri Manuel Locatelli. Mesfushori Italian shfrytëzoi një hapësirë në qendër në minutën e 86-të për të gjuajtur topin në cepin e portës.
Me këtë fitore Juventus në vendin e tetë me 11 pikë. Në të gjitha kompeticionet kjo është fitorja e katërt radhazi për bardhezinjtë.
(BalkanWeb)