Juventusi fitoi me vështirësi ndaj Atalantas me rezultatin 2-1.

Migliaccio në vetëm 25 minuta lojë befasoi vendasit me një gol duke kaluar në epërsi Atalantan.

Juventusi bëri shumë presion dhe në minutën e 39-të ishte Fernando Llorente ai që realizoi në1-1.

Në fund të pjesës së parë (45′), mjeshtri Andrea Pirlo me një supergol mbylli pjesën e parë me rezultat 2-1.

Në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i Juventusit, por nuk pati gola të tjerë.

Me këtë rezultat Juventusi ka një epërsi prej 10 pikësh në tabelë ndaj Romës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: