Juventus nuk humbet kohë dhe gjen menjëherë zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos. Drejtuesit bardhezi kanë arritur akordin për rikthimin e Moise Kean në Torino.

Sulmuesi italian pritet të ketë aventurën e tij të tretë në Torino ku në herën e fundit u aktivizua në sezonin 2018/19, gjithashtu ai ka mbajtur veshur fanellat e Veronës, Evertonit dhe PSG-së.

21-vjeçari pritet të zbarkojë në Torino sonte në mbrëmje për të pasur një rol prej protagonisti tek Juventusi i Allegrit.

Kean i cili ishte i huazuar tek PSG-ja është rikthyer tek Everton, por duket se skuadra nga Liverpool nuk ka ndërmend ta mbajë lojtarin në skuadër dhe do ta huazojë te Juventusi.

Me ardhjen e Kean nuk pritet të përfundojë merkato e bardhezinjve pasi drejtuesit më të lartë të klubit po monitorojnë nga afër dhe Gianluca Scamaccan të Sasuolos dhe ish-kapitenin e Interit, i cili është i padëshiruar në Paris, Mauro Icardin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb