Një mision i vështirë, por aspak i pamundur. Me këtë bindje, Juventus kërkon të përmbysjë humbjen 2-0 në ndeshjen e vajtjes kundër Atletico Madrid, për të siguruar biletën për në çerekfinalet e Champions League. Përballë formacionit të “Cholo” Simeones, kampionëve italianë iu duhet një sipërmarrje e vërtetë, por dy janë detajet që i shtojnë dozat e optimizmit të popullit bardhezi: Cristiano Ronaldo dhe faktori fushë.

1552303492 Ronaldo
1552303492 Ronaldo

Në mënyrë pozitive mendon edhe Massimiliano Alegri, që pret një sfidë spektakolare. “Sigurisht që na duhet një ndeshje e madhe, por skuadra është mirë dhe jemi gati. Do të luajmë ndryshe nga sfida e Madridit, por mund t’ia dalim. Do të jetë një ndeshje shumë e bukur dhe do të ishte fantastike sikur të përmbysnim rezultatin”, ka thënë trajneri juventin në konferencën për mediat.

Juve Allegri Champions1 1280x720
Juve Allegri Champions1 1280×720

Tre mungesat e sigurta për “Zonjën e Vjetër” janë Alex Sandro, Cuadrado dhe Khedira. Alegri duhet të luajë në sulm dhe gjetja e skemës së duhur i takon teknikut, që në çdo rast do të ketë Cristiano Ronaldon pikë referimi me Mandzukic në vijën e parë. Nuk ndryshon muri mbrojtës në formacionin italian, ndërsa për t’u vendosur mbetet aktivizimi i Dybala nga minuta e parë për një skuadër më ofensive.

10848316 0 Image A 3 1552328919803
10848316 0 Image A 3 1552328919803

Me mungesa të rëndësishme zbret në “Allianz Stadium”, Atletico Madrid. Diego Costa, Felipe Luiz, Lucas Hernandez dhe Thomas duhet të shqetësojnë Simeonen, që gjithsesi rrezatoi siguri në konferencën zyrtare për mediat, jo më shumë për epërsinë që i jep fitorja 2-0 e ndeshjes së parë, se sa për besimin që ka te skuadra e tij.

185256002 2812ce10 674d 43b7 86bd 9c4aa748fe13
185256002 2812ce10 674d 43b7 86bd 9c4aa748fe13

“Jemi të karikuar dhe gati për të luajtur pjesën e dytë të një sfide të madhe kundër një skuadër të madhe si Juventus. Nuk jemi favoritë pas fitores në Madrid. Nuk ka asnjë sens të ndjehemi të tillë në këto nivele”, ka thënë Simeone, që do t’i besojë sulmin Alvaro Moratës dhe Antuan Griezman. Për spanjollët është sfumuar edhe alarmi në mbrojtje, pasi Diego Godin është rikuperuar dhe i gatshëm për të zbritur në fushë nga minuta e parë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb