Juventus duket se këtë sezon nuk i ka punët mirë me barazimet. Në 6 ndeshje të luajtura me Pirlon në krye, bardhezinjtë kanë barazuar 3 sfida, teksa 3 të tjera i kanë fituar, por njërën në tavolinë 3-0 ndaj Napolit.

Në 7 ndeshje në total këtë sezon në gjithë kompeticionet Juventus rreth 40% të tyre i ka barazuar.

Kësaj radhe të besuarit e Pirlos janë ndalur nga Hellas Verona në Torino. Fillimisht VAR i hoqi një supergol Moratas që realizoi me parabolë.

Ndërkaq në minutën e 60-tv Verona me një aksion perfekt ndëshkon me Favillin. Ishte Kulusevski më pas që me një aksion individual barazoi me një gol të thjeshtë.

Nëse nuk llogaritet fitorja me Napolin në tavolinë që deri më tani nuk është bërë, Juventus në 6 ndeshje ka marrë vetëm 9 pikë teksa këtë vit synon titullin e 10-të radhazi në Itali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb