Tratativat vijojnë prej javësh, por sot mund të jetë dita e marrëveshjes. Mediat italiane janë gjithmonë e më të sigurta se Maurizio Sarri do të jetë trajneri i ardhshëm i Juventusit. Sipas tyre, takimi i fshehtë mes presidentit të “Zonjës së Vjetër”, Andrea Agnelli dhe teknikut në Baku përpara finales në Europa Leagur ka dhënë rezultat. Palët kanë rënë parimisht dakord, ndërsa pengesë e vetme për momentin është gjetja e akordit me Chelsea.

C 29 Fotogallery 1025626 Imagegallery Imagegalleryitem 2 Image
C 29 Fotogallery 1025626 Imagegallery Imagegalleryitem 2 Image

Por, në shtëpinë juventine mbizotëron optimizmi. Sarri dhe agjenti i tij kanë në program një takim në selinë e klubit londinez, ndërsa shanset që trajneri të qëndrojë në Premier League janë të pakta. Tekniku ka edhe dy vjen kontratë me Blutë, por ekziston mundësia që ajo të prishet mbi bazën e një fature financiare që shkon nga 6 deri në 7 milion euro. Juventus është gati ta paguajë këtë shifër, pasi në këtë moment në tregun e trajnerëve, Maurizio Sarri është i duhuri për të ndryshuar filozofinë e skuadrës ashtu siç kërkon edhe Agnelli.

Mauriziosarri 1
Mauriziosarri 1

Bardhezinjtë kanë dominuar në Serie A, por nuk ka ndodhur kështu në Europë, teksa gjithmonë loja e tyre është kritikuar si aspak e bukur për t’u parë. Po ashtu, mediat përtej Adriatikut zbulojnë një tjetër skenar, që përveç shifrës së lartpërmendur, në tratativa të futet edhe Emerson Palmieri. Mbrojtësi brazilian i krahut vlerësohet rreth 30 milion euro dhe pëlqehet shumë nga Maurizio Sarri.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb