Nuk është e fshehtë që Juventus dëshiron Manuel Locatellin. Të gjthë janë të bindur se bardhezinjtë i kanë të gjitha kredencialet për të bindur Sassuolon që të shesë mesfushorin në fund.

Kjo u konfirmua nga zv.presidenti i Juventus, Pavel Nedved: “Ne jemi te lojtari dhe kemi bërë ofertën tonë, të cilën besojmë se është e përshtatshme, gjithashtu duke marrë parasysh pandeminë. Ne jemi të sigurt në atë që duam.”

Pika e referencës, megjithatë, do të jetë gjithmonë Ronaldo. “Ne jemi të kënaqur që e kemi atë me ne për një vit tjetër” – shtoi Nedved. Numri dy i Juventusit foli edhe për tregun e transferimeve para ndeshjes kundër Monzas për trofeun “Berlusconi”:

“Ne jemi të bindur se oferta jonë për Locatellin është e mirë dhe e drejtë, por është normale që ka gjëra për t’u sqaruar në një negociatë. ne duam ta mbyllim marrëveshjen.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb