Një gjë është e sigurtë. Pas dominimit në Serie A, Juventus është ndërtuar për të fituar Champions League. Pasi iu afrua shumë në dy raste, duke u mundur vetëm në finale, “Zonja e Vjetër” ka sërish një vend mes pretendentëve. Për të mbajtur gjallë këto parashikime, kalimi në çerekfinale është një detyrim për Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij. Ky mision kalon nga transferta e Lyon. Kampionët italianë kërkojnë të zgjidhin kualfikimin që në ndeshjen e parë. parashikimet flasin për juventinët, por nuk ndan të njëjtin mendim Maurizio Sarri.

1208641442.jpg
1208641442.jpg

“Në Itali jemi të detyruar të fitojmë, ndërsa Champions është një objektiv dhe një ëndërr. Janë 10 ose 12 skuadra favorite, disa më të forta në ne. Por për panoramën që ofron tani futbolli italian, vështirë se mund ta fitojë”, ka thënë trajneri I Juventusit përpara ndeshjes. Juventus do të zbresë në fushë me Dybala dhe Ronaldo në sulm, ndërsa reparti ofensiv plotësohet me Cuadrado në korsinë e djathtë. Higuain e nis nga pankina, ndërsa në tribunë pritet të përfundojë Douglas Costa. Sarri duhet të zgjidhë rebusin në mesfushë, pas rikthimit në dispozicion të Khedira, megjithëse Ramsey është i favorizuar për një fanelë titullari.

Download
Download

Me shumë mungesa prazantohet në këtë ndeshje Lyon, ku më e rëndësishmja është ajo e Menphis Depay. Po ashtu, francezët nuk do të kenë në dispozicion as sulmuesin tjetër Reine-Adelaide.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb