ITALI- Juventusi është gati të bëjë transferimin më të madh gjatë kësaj vere, pasi është duke u interesuar për mesfushorin e Arsenalit, Mesut Ozil.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është një fans i madh i Ozilit, të cilin dëshiron ta kete si numër 10 në skuadër.

Sipas mediave, me ardhjen e Ozilit, Juventus do të mund të shiste edhe Paul Pogban, i cili po kërkohet nga Manchester City, Barcelona, Real Madrid dhe PSG.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: