Juventus ka kuptuar shpejt se misioni për të mbrojtuar titullin kampion për herë të dhjetë radhazi është shumë i vështirë. Barazimi I vuajtur në transfertën e Romës ka alarmuar drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” që janë kthyer në merkato për të forcuar skuadrën e drejtuar nga Andrea Pirlo. Në krye të listës së blerjeve është kthyer një njohje e vjetër e bardhezinjve si Federico Chiesa.

054054164 C166e49c B031 4436 9cdf 6c21afb53301
054054164 C166e49c B031 4436 9cdf 6c21afb53301

Juventus kishte tentuar dhe më parë të merrte shërbimet e futbollistit të Fiorentinës dhe kombëtares italiane, por kishte dështuar në përpjekjet për të ulur prtendimet financiare të klubit nga Firence. Ky I fundit është gati të lerë të lirë talentin, por kërkon 50 milion euro. Pikërisht, kjo është shuma që “Zonja e Vjetër” është gati të paguajë për atë që do të jetë blerja e fundit në këtë sesion të merkatos. Lajmi bëhet I ditur nga “Corriere Dello Sport”. Sipas të përditëshmes, Juventus ka përshpejtuar tratativat dhe marrëveshja është vetëm çështje kohe.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: