Pas triumfit në Superkupën e Italisë, Juventus kthehet te fitorja edhe në Serie A. “Zonja e Vjetër” mundi në shtëpi Bologna, duke rinisur ndjkjen e kryesuesëve në tabelën e renditjes. Arthur kaloi vendasit në epërsi në minutën e 15-të, ndërsa goli i mesfushorit brazilian vendosi edhe fatin e pjesës së parë.

1251398359.0
1251398359.0

Pas pushimit, Juventus shënoi edhe golin e qetësisë, duke dyfishuar rezultatin me McKennie në minutën e 71-të. Me këtë fitore, skuadra e Pirlos fiton terren ndaj rivalëve në renditje, duke u ngjitur në kuotën e 36 pikëve në vendin e katërt.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: