Juventus nuk i ndahet kreut të renditjes duke fituar ashtu siç bëri Milan po sot. Bardhezinjtë i janë falur golave të Chiesas dhe Ramseyt për të marrë 3 pikë ndaj Sampdorias në transfertë.

Të besuarit e Pirlos renditen në vendin e 3-të momentalisht, me 39 pikë, 7 më pak se Milan i vendit të parë, por me një ndeshje më pak.

Duket se Juventus do të luftojë deri në fund për Schudetton që në rast se e fiton do të jetë i 10-ti radhazi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb