Juventus nuk është në gjëndje të mirë ekonomike. Bardhezinjtë nuk kaluan një sezon të suksesshëm, e si pasojë, nuk kanë arkëtuar shumë të ardhura nga edicioni që lamë pas.

Gjithsesi, sipas Gazzetta dello Sport, klubi nga Torino mund të vetë-financojë merkaton. Si? Me anë të largimit të disa futbollistëve të tepërt.

 

U
U

Paratë e fituara nga shitjet e Rabiot, McKennie, Rovella, Pellegrini ose Mandragora, shtuar këtu edhe ndonjë sakrificë tjetër, mund të bëjë që “Zonja e Vjetër” të ketë të holla të mjaftueshme për dritaren e transferimeve. Në bazë të llogaritjeve, 100 milionë euro mund të përdoren për merkaton.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: