Juventus kërkon me patjetër një mesfushor me tipare mbrojtëse dhe kërkon t’ia arrijë edhe nëse nuk ia del me Locatellin.

Mesfushori i cili shkëlqeu në Euro 2020 me Italinë kërkon të transferohet në Torino, por pengesa është Sassuolo.

Gjithsesi Juventus ka një sy dhe nga Londra. Mesfushori Bakayoko po kalon një sezon përgatitor tek Chelsea, por duket se edhe këtë vit londinezët nuk e kanë në llogaritë e tyre.

Vitin e kaluar francezi kaloi një sezon të mirë si huazim tek Napoli, teksa më parë është aktivizuar dhe tek Monaco e Milan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb