Duket si ëndërr e një nate vere, por mund të rezultojë e vërtetë. Gazeta e njohur, Sport bën me dije se Juventus po mendon për një goditje të madhe këtë verë. Trajneri Allegri u ka kërkuar drejtuesve transferimin e yllit të sulmit të PSG, Neymar.Ky operacion ka një arsye të madhe pse mbetet i vështirë për t’u kryer. Braziliani fiton 48 milionë euro bruto në vit, shifër kjo e papërballueshme në Torino.

Për 30 vjeçarin kalimi te Juventus do ishte një mundësi interesante, pasi asnjëherë më parë nuk ka luajtur në Itali. Neymar mbylli vitin e tij të pestë në Paris, sakaq më parë ka luajtur për Santos dhe Barcelona.

Uu7
Uu7

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: