Me titullin kampion në dorë dhe me mision Champions, Juventus sheh akoma më larg dhe mendon që tani për sezonin e ardhshëm. Në një kohë që Sarri dhe të besuarit e tij janë të impenjuar në fushën e lojës, drejtusit e “Zonjës së Vjetër” kanë në tavolinën e tyre listën e lojtarëve që duhet të afrojnë në merkaton e verës. Shumë emra afrohen me kampionët italianë gjatë kësaj dritare në tregun e transferimeve, por vetëm tre janë qarkuar nga trajneri Maurizio Sarri.

Juve 3
Juve 3

Dy prej tyre janë njohje të vjetra të teknikut dhe luajnë me Chelsea. Me Pjanic që pret fundin e sezonit për të kaluar te Barcelona dhe Ghedira që nuk jep më siguri për shkak të dëmtimeve të shumta, Jorginho është i përzgjedhuri për të formcuar mesfushën. Nga Blutë e Londrës vjen edhe objektivi tjetër në merkaton juventine. Ai është mbrojtësi i krahut të majtë, Emerson Palmieri.

Juve Masih Bisa Dapatkan Emerson Dari Chelsea
Juve Masih Bisa Dapatkan Emerson Dari Chelsea

Futbollisti italo-brazilian kërkohet me ngulm nga Sarri, por në gjurmët e tij prej kohësh është edhe Inter. Objektivi I tretë në listën e blerjeve, por jo më pak i rëndësishëm është sulmuesi i Napolit, Milik. Polaku shihet si zëvendësuesi i denjë i Gonzalo Higuain, që pritet të largohet në fund të sezonit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: