Ashtu si e para edhe gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Italisë mes Juventus-it dhe Atalanta-s është mbyllur me fitoren e bardhezinjve, po me të njëjtin rezultat, 1-0.

Sfidën e zhvilluar sot u vendos në minutën e 75-t falë një penalltie të ekzekutuar saktë në portën e Berishës nga Miralem Pjaniç. Me këtë rezultat Juventus-i bëhet skuadra e parë finaliste e këtij sezoni që duhet theksuar se e arrin për të katërtën herë radhazi, që nga 2015-a.

Kujtojmë se finalistja tjetër për sezonin 2017-2018 do të përcaktohet në darkë në sfidën mes Lazio-s dhe Milan. Ndeshja e parë e përfunduar me shifrat 0-0.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb