Ai që duhet të ishte transferimi i madh në merkaton e verës është kthyer në një “boomerang” për Juventus. “Zonja e Vjetër” dështoi në misionin për të marrë shërbimet e Luis Suarez, ndërsa tani duhet të përballet me akuza të rënda që pritet të shkojnë deri në “ndjekje penale” për disa nga drejtuesit e saj.

C9b47b5df87ccf0497399ae2bd53d8de 1200x675
C9b47b5df87ccf0497399ae2bd53d8de 1200×675

Gjithçka lidhet me provimin e gjuhës italiane të sulmuesit, që do t’i hapte rrugën dhënies së nënshtetësisë italiane dhe më pas transferimit te Juventus. Guardia Di Finanza ka zbuluar se teza e provimit i ishte dhënë përpara kohe Luis Suarez nga drejtuesit e Universitetit të Perugia, ndërsa bashkë me drejtuesit Juventinë ishte vendosur edhe nota që do të merrte futbollisti.

33303156 0 Image A 54 1600351927087
33303156 0 Image A 54 1600351927087

Gjithçka ishte akorduar, pas insistimit të drejtuesëve më të lartë të Juventusit, ashtu siç lexohet në hetimet e Guardia Di Finanza. Ky “skandal” i ka kushtuar vendin e punës krerëve të Universitetit dhe profesorëve të pranishëm në provimin e Suarez. Ndërkohë, sipas mediave italiane nën hetim janë vendosur edhe disa drejtues të klubit Juventin.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb