Të sigurt se Masimiliano Alegri do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit, mediat italiane janë të impenjuara për të gjetur emrin që drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë zgjedhur për t’i besuar skuadrën. Një ndihmë për ato vjen nga Franca, ku prestigjozja “L’Equipe” tregon se në krye të listës qëndron Didier Deschamps.

Fabio Paratici Pavel Nedved Andrea Agnelli Juventusturin 1533663344 17054
Fabio Paratici Pavel Nedved Andrea Agnelli Juventusturin 1533663344 17054

Aktualisht trajner i kombëtares së Francës, 50-vjeçari pritet të largohet nga drejtimi i “Gjelave” pas shtatë vitesh dhe fitimit të Kupës së Botës. Ky triumf ishte kulmi që mund të arrinte dhe Deschamps është në kërkim të sfidave të reja. Po ashtu, duke qëndruar në atë që shkruan “L’Equipe”, tekniku ka një raport të shkëlqyer me drejtuesit e klubit juventin dhe familjen Agnelli, jo vetëm për faktin se ai ka luajtur me skuadrën bardhezi, por edhe për besnikërinë e tij ndaj saj.

7323088 Klj U1100312874280a2f 1024x576@lastampa.it
7323088 Klj U1100312874280a2f 1024×[email protected]

Kujtojmë se pas largimit të Fabio Kapelos, ishte pikërisht Deschamps që pranoi të ulej në pankinën e Juventusit në Serinë B, përpara se ta kthente sërish në elitën e futbollit italian. Trajneri francez nuk i ka humbur asnjëherë kontaktet me kampionët e Serisë A, ndërsa sipas “L’Equipe” në një telefonatë të fundit me Andrea Agnelli, ky i ka matur pulsin duke i propozuar mundësinë e rikthimit në pankinën e “Zonjës së Vjetër”.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb