Skuadra e Juventusit nuk ka hequr dorë nga mesfushori i Manchester Unitedit, kosovari Adnan Januzaj.
Lajmi është bërë i ditur të premten nga e përditshmja “Daily Mirror”. Bëhet e ditur se Juventusi po insiston në transferimin e Januzajt në fund të këtij sezoni, pasi ai shihet si zëvendësim për francezin Paul Pogba që pritet të largohet nga Torino gjatë verës.

Januzaj 20-vjeçar, këtë sezon është aktivizuar pak tek Manchesteri dhe për këtë arsye është i gatshëm të largohet.

Këtë sezon ai ka regjistruar 16 paraqitje për Manchesterin dhe kryesisht është aktivizuar nga stoli e rezervë. Ka kontratë me Unitedin deri në qershorin e vitit 2018.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: