Juventus humbet Paulo Dybala dhe Alvaro Morta për të paktën disa jave. Pas dëmtimeve të pësuar në sfidën kundër Sampdoria dy lojtarët i janë nënshtruar ekzaminimeve në qendrën mjekësore të Juves. Kapiteni argjentinas ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e majtë ndërsa sulmuesi spanjoll një tërheqje muskulore në bicepsin femoral të kofshës së djathtë.
Lajmi i mirë është se të dy lojtarët do të kthehen në dispozicion të trajnerit Allegri pas pauzës se ekipeve kombëtare, lexohet në njoftimin e klubit torinez.
(BalkanWeb)