Juventusi edhe një herë është pranë titullit në “Seria A”, por sipas raportimeve shpallja kampion në kampionat dhe Kupë nuk do ta shpëtojnë Massimiliano Allgeri-n nga shkarkimi. Kjo për shkak se bardhezinjtë janë me një këmbë jashtë “Champions League” si pasojë e humbjes 0-3 në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Real Madrid.

Sipas mediave italiane, zërat janë shtuar se Allegri do të shkarkohet në fund të këtij sezoni, edhe nëse Juventus fiton titullin në Serinë A.

Ai i ka dhënë Juventusit tre kampionate dhe tre Kupa të Italisë, ndërsa e ka dërguar dy herë në finale të Champions League gjatë katër viteve të fundit. Por a mjafton që Allegri të qëndrojë, apo i ka ardhur fundi cikli i tij?

Gjithashtu edhe mosha mesatare e Juventusit është për t’u riparë, pasi është 29.4 vjec. Mbrojtja është reparti për t’u rinovuar. Mesa duket, Juventus është në prag të revolucionit që do të nisë nga…Allegri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb