Kërkonte vetëm një zëvendësues për Alvaro Morata, por mund të marrë më shumë se kaq. Juventus është shumë pranë goditjes së madhe në merkaton e janarit që mban emrin e Edin Dzeko. “Zonja e Vjetër” kishte provuar edhe më parë të merrte shërbimet e sulmuesit boshnjak, por tani ka në dorë një okzaion të vërtetë. Dzeko ka prishur raportet me trajnerin e Romës, Paulo Fonseca pas sherrit mes të dyve në përfundim të ndeshjes së Kupës, ku skuadra romane u eliminua nga Spezia.

Gettyimages 1264345073 1 1200x675
Gettyimages 1264345073 1 1200×675

Si pasojë, futbollisti u la jashtë në sfidën e fundjavës, ndërsa klubi verdhekuq e ka njoftuar se nuk do të mbajë më shiritin e kapitenit. Të gjitha këto kanë detyruar Dzeko të kërkojë largimin dhe Juventus është hedhur menjëherë në sulm. Si fillim, kampionët në fuiqi të Italisë kërkojnë të ulin kostot, duke futur në tratativa shkëmbimin me Bernardeschi. Ky opsion është refuzuar nga Roma, që kërkon para kesh. Juventus nuk është demoralizuar dhe po mundohet të gjejë mënyrën e duhur për të financuar këtë operacion të rëndësishëm në merkaton e dimrit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: