Pritja ka marrë fund dhe Cristiano Ronaldo bashkohet me Juventusin në seancat stërvitore për herë të parë që pas ndërprerjes së kampionatit italian. Sulmuesi portugez qëndroi prej afro dy muaj në shtëpinë e tij në Madeira, ndërsa pas rikthimit në Torino u detyrua të kalonte dhe periudhën e karantinës 2-javore, që u mbyll të hënën.

Pjimage 2020 05 19t150456 1589881003
Pjimage 2020 05 19t150456 1589881003

Për këtë arsye, vetëm paraditen e sotme, CR7 mundi të paraqitej në kompleksin stërvitor të Juventusit, ku kaloi një ditë shumë të impenjuar. Në fillim, ylli portugez iu nënshtuar testeve mjekësore. Pavarësisht se Ronaldo nisi me vonesë përgatitjen, në klubin juventin janë të bindur se ai do të jetë në gjëndje të kapë shumë shpejt formën fizike optimale.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb