Disa skuadra kanë nisur menjëherë stërvitjet individuale, të tjera presin përfundimin e fazës së parë të testeve për të hapur portat e komplekseve të tyre. Kështu, mes kryesuesëve të Serie A vetëm Juventus ka dhënë aprovimin për rikthimin e futbollistëve në fushë, ndërsa Lazio dhe Inter kanë lënë takim me lojtarët ditën e mërkurë, Ndërkohë, të dy klubet kanë filluar testimin me tamponë të skuadrës. I njëjti diskutim edhe për Milan. Klubi kuqezi është më vonë se të gjithë emrat e tjerë të mëdhenj të futbollit italian. Ende pa asnjë njoftim zyrtar sa i përket rinisjes së stërvitjes, sipas mediave lokale portat e Milanello do të hapen vetëm në fund të kësaj jave.

Inter Slitta Ripresa
Inter Slitta Ripresa

Me rifillimin e përgatitjeve edhe pse individuale, Serie A ka ndezur sërish shpresat për t’u kthyer në fushë me mision mbylljen e sezonit. Dozat e optimizmit janë shtuar edhe pas tërheqjes së lehtë të qeverisë qëndrore. Kështu, ministri i sportit, Vincenzo Spadafora, një nga njerëzit më skeptikë për rinisjen e kampionatit ka moderuar deklaratat e tij, teksa është shprehur se po punon që futbolli të kthehet në fushë, megjithëse më parë duhet të jetë i bindur se do të merren të gjitha masat që kjo të ndodhë në siguri të plotë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb