E komplikuar, shumë e komplikuar, po rezulton kjo verë për C.Ronaldo. Si rrallë herë në karrierën e tij, ylli portugez nuk e sheh vetën në qendër të projektit të një klubi, tek Juventus vijon të stërvitet rregullisht, buzëqesh, por në të njëjtën kohë është e qartë që Allegri po provon zgjidhje të tjera ku CR7 nuk është pikë referimi. Ky fakt sigurisht që nuk i shkon për shtat C.Ronaldos, për këtë arsye ka vënë në lëvizje agjentin e tij Jorge Mendes ti gjej një sistemim të ri.

  • foto galeri
  • foto galeri

Nuk është e lehtë që një skuadër të përballoj kostot e një operacioni të tillë, nuk mund ta bëjë për momentin PSG, mund të ndodh vetëm nëse largohet Mbappe, nuk është më një opsion as Man.City, skuadër që Mendes ia ka ofruar portugezin, “qytetarët” kërkojnë lojtarë të rinjë, nuk është më një opsion as Real Madrid. Në këto kushte Ronaldos nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të pres, të vijoj të stërvitet, edhe pse jo i lumtur, në pritje për të gjetur një skuadër të duhur për të përmbushur egon e tij. Nuk pritet që Ronaldo të jetë në fushë për sfidën e parë, atë kundër Udines.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb