Dy fitore radhazi janë kura më e mirë për të mbajtur të “gjallë” “Zonjën e Vjetër”. Juventus ruan ritmin, pas Spezia kalon edhe Sampdoria duke marrë një trepikësh jetik pas fitores 3-2. Sërish trajneri Allegri ka pak arsye për të festuar, përjashto tre pikët, bardhezinjtë vijojnë të shfaqin shumë probleme në mbrojtje, 10 gola të pësua në 6 javë janë shumë. Si të mjaftojë ky fakt, Juventus humbet dhe shërbimet e Paulo Dybala. Kapiteni kaloi fillimisht Juven në avantazh në minutën e 10-të me një gol të bukur nga distanca por pak minuta më pas detyrohet të largohet nga fusha pas një shqetësimi në kofshën e majtë. Në të 43-tën ishte Bonucci që dyfishojë shifrat nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e parë nuk kishte fund Yoshida që një minutë më pas ngushtoi shifrat në 2-1. Me fillimin e pjesës së dytë ishte Locatelli që realizojë sërish për “Zonjën e Vjetër”, goli i tij i parë personal, duke dërguar shifrat në 3-1. Nuk ishte e thënë që Allegri të rrinte i qetë në stol pasi Candreva në minutën e 83-të ngushtojë shifrat në 3-2 duke rihapur sfidën. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund me Juven që feston për fitoren e dytë në këtë sezon të Serie A.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb