Antonio Conte, Pep Guardiola apo Maurizio Pochettino? Asnjë prej tyre, pasi në klubin e Juventusit kanë ide të tjera për atë që do të zëvendësojë në pankinë Masimiliano Allegri. Ndryshe nga sa ishte folur javët e fundit dhe kundër të gjitha pritshmërive, presidenti i “Zonjës së Vjetër”, Andrea Agnelli ka një listë me emra surprizë. Në krye të saj qëndron Simone Inzaghi.

C 29 Fotogallery 1025494 Imagegallery Imagegalleryitem 1 Image
C 29 Fotogallery 1025494 Imagegallery Imagegalleryitem 1 Image

Trajneri aktual i Lazio ka treguar gjatë sezonit të fundit të gjithë kualitetin e tij, teksa fitoi edhe Kupën e Italisë. Ai ndjehet shumë i velrësuar në klubin roman, por një ofertë nga Juventusi nuk mund të refuzohej. Një tjetër kandidat është Maurizio Sarri.

C 29 Fotogallery 1025494 Imagegallery Imagegalleryitem 0 Image
C 29 Fotogallery 1025494 Imagegallery Imagegalleryitem 0 Image

Ish-trajneri i Napolit do të kthehet në Itali pas një aventure aspak të mirë në pankinën e Chelsea. Në garë për të marrë shërbimet e tij janë Milan dhe Roma. Supriza më e madhe në listën e kampionëve italianë është Sinisa Mihajloviç. Megjithëse me pak mundësi në parashikimet e mediave italiane, serbi gjithsesi mbetet një kandidat potencial për pankinën juventine.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb