Juventus po tentojë të bëjë një çmenduri në merkato duke bashkuar dyshen Messi- Ronaldo në një ekip.
Sipas L-Equipe, juventinët kanë hyrë në garë për shërbimet e argjentinasit pasi kanë bërë një tentativë duke kontaktuar babain e 33- vjeçarit.

Nuk dihen ende në çfarë hapa janë negociatat, por deri më tani dihet se një rezidencë është blerë nga Messi në Milano. U duk se argjentinasi ishte afër Inter-it, por në sulm janë hedhur edhe ekipet e sheikëve PSG dhe Manchester City.

Këta të fundit, sipas mediave spanjolle mbeten favoritë pasi Pep Guardiola duke shfrytëzuar kontaktet dhe miqësinë e mirë me Messin po tenton ta bindë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb