ITALI- Skuadra e Juventus ka fituar në transfertën e vështirë të Udinezes në shifrat e pastra 0-2.  Sfida ishte e ndezur duke prodhuar spektakël në të gjitha anët e fushës. Golat për skuadrën e Juventus u shënuan nga Rodrigo Bentancur, i cili zhbllokoi shifrat ne minutën e 33’ të takimit, ndërsa për të dyfishuar shifrat mendoi portugezi Kristiano Ronaldo, i cili shënoi për skuadrën e “Zonjës së Vjetër” katër minuta më vonë.

Skuadra torineze ka fituar në 8 takime në Seri A, duke siguruar pikët e plota. Nga ana tjetër skuadra e Udinezes  nuk e ka nisur mirë startin e kampionatit, pasi në 8 ndeshja ka siguruar vetëm 8 pikë.

Para se të niste sfida, një djalosh ka vrapuar drejt Ronaldos duke mbajtur një laps dhe një letër në  dorë për t’i marrë një autograf luzitanit. Ky i fundit nuk e ka refuzuar, duke marrë duartrokitjet e të pranishmëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb