Dy ditë përpara sfidës kundër Milanit, ndeshje e cila mund ti jap matematikisht Juventusit titullin e tetë radhazi në Serie A, infermieria e “Zonjës së Vjetër” ka filluar të boshatiset. Kundër ekipit kuqezi, Allegri mund të mbështet tek Dybala, Mandzukic e Spinazzola, plotësisht të rikuperuar, ndërsa rikthehen të stërviten me grupin Douglas Costa, Khedira e Cuadrado, të gatshëm për tu rikthyer shumë shpejt në fushë.

Khedira
Khedira

Vijon të stërvitet në mënyrë të diferencuar C.Ronaldo i cili ka si objektiv të jetë në fushë në sfidën kundër Ajax. Pikërisht në momentin më të rëndësishëm të sezonit, Allegri hap pas hapi po rikuperon pjesët, gati për sprintin final të sezonit.

Juventus
Juventus

Me titullin kampion që është thjeshtë çështje kohë, e gjithë vëmendja e Juves është e përqendruar në Champions League, gjithçka rrotullohet rreth këtij objektivi. Ndaj Milan mungesa të sigurta janë Barzagli, Caceres e Ronaldo, por kjo është gjeja e fundit që shqetëson për momentin Allegrin.

Mandzu
Mandzu

Atmosfera është shumë pozitive në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër”, së fundmi kanë gjetur akordin me Mario Mandzukic, me gjigandin kroat i cili rinovoi kontratën deri në vitin 2021.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb