Kjo është një javë e nxehtë për Juventusin që po lëviz në disa fronte për ti vendosur në dispozicion Allegrit një mesfushor me kualitet. Emri i parë në listën e Marotta-s është Gundogan. Nëse fantazisti gjerman nuk është i gatshëm për të lënë Dortmundin në janar, Marotta ka gati planin B. Gundogan i skadon kontrata në 2017-ën, Juventus është i gatshëm të ofrojë 25 milionë euro, ndërsa verdhezinjtë kërkojnë të paktën 30. Ky ngërç mund të zgjidhet në ditët në vijim pasi është programuar një takim ndërmjet drejtuesve të Dortmundit dhe vetë lojtarit.

Nëse dështon pista Gundogan, Marotta ka gati një tjetër preferencë, Isco-n e Real Madrid. Spanjolli nuk po gjen hapësira në drejtimin e Rafa Benitez, një situatë nga e cila kërkon të përfitojë Juventus që ka programuar tashmë një takim me drejtuesit madrilen, për të diskutuar rreth mundësisë për të pasur mesfushorin në Torino.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb