TIRANE- Juventus zbret sot në Fushat Multisportive të Parkut të Liqenit. Aktiviteti në fjalë që organizohet me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, do të mbahet në orën 17:00 te Fushat Multisportive stërvitjen për moshat 9-12 vjeç nën drejtimin e trajnerit Gianluca Settanni dhe trajnerit Blendi Bahuli që do të stërvitë portierët.

Trajnimi në fjalë vjen si një mundësi për të gjithë fëmijët shqiptarë të apasionuar pas futbollit që të ndjekin ëndrrën e tyre në sportin më popullor në botë.

Projekti i Juventusit u jep mundësi fëmijëve që të punojnë sipas metodologjisë së skuadrës italiane dhe nuk bëhet fjalë vetëm për aspektin teknik apo taktik, por edhe të sjellë eksperiencën në formimin e fëmijëve si persona e si futbollistë. Juventusi ka 54 akademi të saj në mbarë botën dhe 100 kampe verore ku të regjistruar janë mbi 15 mijë fëmijë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb