Juventus nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në fushën e Empolit, në ndeshjen e Serie A.
Në pjesën e parë, “Zonja e Vjetër” pati disa raste për të zhbllokuar ndeshjen, por nuk ia doli dot, pasi Ismajli me shokë ishin të vendosur mirë në prapavijë. Vendasit u përpoqën që të
“ngacmojnë” kundërshtarin dhe e bënë mjaft mirë diçka të tillë, me anë të kundërsulmeve.
Fraksioni i dytë filloi me shumë ritëm, trajneri i bardhezinjve Motta bëri disa ndryshime, me synimin për të zgjidhur sfidën. Mysafirët shtuan presionin, por më kot, pasi rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
(J.S/BalkanWeb)