Real Madrid njoftoi pak orë më parë se ka pranuar ofertën e Juventusit për futbollistin Cristiano Ronaldo, duke mbushur arkat me 105 mln euro.

Së fundmi ka ardhur edhe zyrtarizimi i marrëveshjes nga Juventusi që në faqen e klubit ka bërë të ditur detajet e marrëveshjes. Në të thuhet se Torinezët kanë siguruar shërbimet e lojtarit për 100 mln euro, para të cilat do të paguhen për 2 vite.

Ndërkohë 12 mln euro kanë shkuar për FIFA-n si pasojë e fondit të solidaritetit dhe shpenzime të tjera të ndryshme. Theksohet se lojtari ndër të tjera se marrëveshja e arritur me lojtarin është 4-vjeçare deri me datën 30 qershor 2022.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb