Nuk kishte dyshime, pas zbarkimit të së premtes së kaluar, ekzaminimeve mjekësore të së shtunës dhe takimit me shokët e vjetër, vjen edhe zyrtarizimi nga Juventus.

Paul Pogba firmosi kontratë katërvjeçare dhe do të përfitojë tetë milionë euro rrogë bazë në vit, plus dy milionë euro të tjera bonuse. Rreth 4 milionë euro më pak se sa fitonte te Mançester Junajtid, por Pogba kërkon edhe njëherë tjetër të jetë protagonist në fushë, duke rikthyer Juventus në majë.

Mesfushori francez do të mbajë numrin 10, i cili u lirua nga largimi i Paulo Dybala. Pogba vihet kështu nën urdhërat e Alegrit, duke kërkuar që fitojnë sërish titullin kampion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb