Juventusi vazhdon marshimin në kampionat. Skuadra e Alegrit ka mposhtur me përmbysje Lacion e Thomas Strakoshës, në takimin që u dominua nga kryeqytetasit.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërkohë në të 59-tën, Emre Xhan kaloi në avantazh skuadrën laciale falë një autogoli.

Kur u mendua se do të ishte skuadra e Inzagit ajo që do të triumfonte në këtë përballje, kampionët në fuqi mblodhën forcat dhe arritën të përmbysnin gjithçka.

Në minutën e 74-t, Kanselo barazoi shifrat, ndërkohë 2 minuta nga fundi, Ronaldo përmbysi gjithçka, duke i siguruar fitoren e 19-të në kampionat bardhezinjve.

Me këtë triumf Juventusi e thelloi diferencën nga ndjekësit e Napolit në +11 pikë. Në sfidën e radhës skuadra e Alegrit do të presë Parmën, teksa Lacio do të udhëtojë në transfertë për t’u ndeshur me Frosinonen.

Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: