Paul Pogba vijon të jetë i padisponueshëm, zero ndeshje zyrtare për Juven që nga dita kur u rikthye në Torino. Pikërisht atëherë kur i gjithë ambienti bardhezi priste që francezi të rikthehej në fushë, Pogba u detyrua të parkonte sërish në bokse:

“Duhet durim, vështirë se mund të jetë në fushë edhe kundër Salernitana-s”, kështu u shpreh Allegri pas ndeshjes kundër Lazio-s.

Pogba
Pogba

Kjo situatë, dyshimet e mëdha mbi formën e tij fizike ka bërë që drejtuesit e Juves të mendojnë seriozisht shitjen e tij në fund të këtij sezoni. Pogba ka firmosur një kontratë deri në 2026 nga ku përfiton 10 milionë euro në sezon.

Sipas Daily Mail, stafi i Juves kërkon t’i heq bonuset dhe reduktim të pagës, nëse nuk pranon këto kushte atëherë palët mund të shkojnë drejtë zgjidhës së kontratës. Pogba mund të nis një aventurë të re në MLS.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb