Humbjet katastrofike në Ukrainë dhe dështimi me planin e pushtimit duket se kanë acaruar jo vetëm Vladimir Putin por edhe mbështetësit e tij më të afërt, që punojn për propagandimin e forcës së ushtrisë së Kremlinit.

I radhës që ka humbur toruan, këtë herë publikisht, është , lideri i partisë pro-Putin “Rodina”, Aleksey Zhuravlyov.

I ftuar në televizionin e mbështetur nga Kremlini, ku shpesh panelistët kanë lëshuar kërcënime të hapura në drejtim të Perëndimit, Zhuravlyov ka dalë nga vetja duke kërcënuar një gazetar gjerman.

Gjatë paraqitjes në programin e lajmeve “60 minuta”, Zhuravlyov kërcënoi Björn Stritzel, një reporter i agjencisë gjermane të lajmeve BILD, i cili po mbulon luftën në Ukrainë.

Një video e komenteve të tij u postua në Twitter të shtunën nga gazetarja Julia Davis, e cila monitoron propagandën ruse.

“Nuk më intereson, dua t’i them këtij nazisti: K****, do të vijmë të gjithë t’ju vrasim të gjithëve,” tha ai.

Megjithatë, komentet e tij u hodhën poshtë nga prezantuesi i televizionit shtetëror rus, Yevgeny Popov, i cili ‘e qortoi’ atë për kërcënimin e njerëzve.

“Këta janë gazetarë. Këta janë propagandistë, por të mos jemi të tillë. Të mos vrasim askënd”, tha ai.

Prapëseprapë, Zhuravlyov tha se ai mund të “mbante më pak” kërcënimin e gazetarëve me vdekje, edhe pse konsiderohet shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar të synosh dhe vrasësh gazetarët, të cilët zakonisht konsiderohen civilë.

Megjithatë, Rusia është përballur me akuza për krime lufte në muajt e fundit, duke përfshirë sulme të synuara ndaj gazetarëve dhe civilëve të tjerë, dhe më shumë se një duzinë organizatash po hetojnë krimet e supozuara të luftës të kryera nga forcat ruse.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb