Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër Porto Romanon, ku pritet që të ndërtohet një park i madh, ndërkohë që aty po shkarkohen edhe inertet e mbledhura nga tërmeti.

Teksa pa nga afër punën e deritanishme inxhinierët e projektit pohuan se duhen të paktën 16 muaj që ky park të jetë i përfunduar. Ndërkohë që Rama u la atyre një kohë pak më të gjatë, ndërsa tha se në 1 qershor të 2021-it ky park duhet të ketë përfunduar. Mes të tjerash, deputetja e PS për Durrësin, Klodjana Spahiu e njoftoi Ramën se në zonën e Porto Romanos kishte shkuar edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha në një fasoneri. Teksa u habit se çfarë kërkonte Basha në një rrobaqepësi, kryeministri tha se lideri i PD-së ka bërë aq sa ka mundësi, ndërsa ironizoi analistët e asaj çka ai e quajti ‘laguna mediatike’.

“Sot jemi 7 dhjetor. I bie që në 1 qershor të 2021 këtu do të bëhet një festë për fëmijët me parkun e ri. Në 1 qershor të 2021 këtu do jetë festa më e madhe e parë ndonjëherë. Çdo katastrofë, me të gjitha të këqijat sjell edhe shanset për të rimarrë fillin, për të çuar më para se c’ishte. Ky është shans për ta shfrytëzuar. Se me ato ritme financimi do të kërkonte 3 vite e ca projekti. Unë e kam dhe për nga gjatësia që të punoj më shumë. Dhe në Itali, janë përdorur këto inerte për të bërë parqe nga inertet. Kjo nuk është një shpikje e jona, por është shansi ynë. Si ata analistët atje tek laguna mediatike (qesh)”, tha Rama.

DISKUTIMI ME DEPUTETEN
Klodjana Spahiu:
Kishte ardhur dhe Luli tek lagjja.

Rama: Ah kishte ardhur për vizitë??

Klodjana Spahiu: Ishte në një rrobaqepësi

Rama: Ah…po pse në rrobaqepësi

Klodjana Spahiu: Se di, se kuptova pse. Mos është bërë ndonjë dëm

Rama: Hajt mo, çdo bënte ai në këtë situatë më shumë. Po analistët, analistët.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: