Sekretari Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se nesër do të dorëzohen në Kuvend 3 amendamentet kushtetuese.

Behet fjalë për amendamentin për vettingun e politikanëve, zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të 30 qershorit si dhe reforma territoriale. Sipas tij, është ngritur një grup pune për finalizimin e amendamenteve.

“Atëherë siç jeni njohur edhe gjatë komunikimit që kemi pasur dje pas mbledhjes së grupit, grupi parlamentar i Partisë Demokratike, dje vendosi që gjatë javës të depozitojë disa amendamente kushtetuese për tre çështje madhore në interes të qytetarëve. Së pari, pastrimin e politikës nga të korruptuarit dhe individët me lidhje me krimin e organizuar. Së dyti, rikthimi i legjitimitetit të zgjedhjeve përmes ndryshimeve kushtetuese. Dhe së treti, një reformë të re territoriale që afron më shumë shërbimet tek qytetarët. Autorizojë Komisionin, anëtarët e Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve si grup pune për të finalizuar amendamentet. Sot grupi i punës u mblodh për të finalizuar amendamentet. U ra dakord për të gjitha çështjet që grupi parlamentar autorizoi dhe vendosi që ditën e nesërme të depozitojmë amendamentet kushtetuese që formalizojnë të treja propozimet që unë përmenda. Vettingun e politikanëve, Reformë territoriale dhe reformë zgjedhore”- tha Bardhi pak pas përfundimit të mbledhjes së kreut të PD-së me anëtarët demokrate ne Komisionin e Ligjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb