Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar prapaskenat e emërimit të ministrit të ri të brendshëm, Blendi Çuçi.

Rama ka korrigjuar Lleshajn duke bërë një saktësim se Çuçi është bërë ministër i brendshëm pa patur dijeni, madje as pati mundësinë ta thotë nëse kishte apo jo dëshirë, apo sa dëshirë kishte të bëhet ministër i brendshëm.

‘’Një saktësim do bëj unë, ka ardhur pa dijeninë e tij, jo pa dëshirën e tij se duket sikur. S’ka pasur mundësinë të thotë as sa dëshirë e ka.’’- tha Rama.

Ishte Lleshaj ai që u bë nxitës i zbulimit të prapaskenave duke thënë se e ka çekuar se Çuçi nuk e kishte në plan të bëhet ministër i brendshëm dhe ka ardhur pa dëshirën e tij.

Pikërisht Lleshaj deklaroi se ”Unë nuk e dija kush do ishte pasardhësi, por këshilla ishte që pasardhësi që vjen në atë post pa dëshirën e tij, nëse nuk vjen me ndonjë etje të madhe për t’u bërë ministër, s’kisha asnjë këshillë, pasi puna do të bëhet me se s’bën, jam i sigurt se vetëm ky parakusht mjafton. E kam çekuar më vonë se Bled Çuçi ka ardhur pa dëshirën e tij, pra s’ka pasur plan për të ardhur.

Po qe se do ishte një person që do ishte prej një lufte të madhe jetike për t’u bërë minsitër, edhe atij s’do i jepja këshillë sepse punët do shkonin keq. Jam i lumtur që Çuçi vjen, për të shërbyer, jo për t’i shërbyer.” tha Lleshaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb