Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur presidentit Ilir Meta lidhur me deklaratën e bërë prej këtij të fundit ku theksonte se “Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen me Greqinë për detin”.

I ftuar në “Real Story” në News24 Basha ka theksuar se këto deklarata janë trillime e gënjeshtra, pasi negociatat e 2009 sipas tij janë kryer nga ekspertët e ministrisë dhe pjesa diplomatike u ndoq nga një person i sjellë nga Rama e Meta.

“Trekëndëshi i Bermudës këtë punë do bëjë. Fakti është që negociatat e 2009 u kryen nga ekspertët e ministrisë dhe pjesa diplomatike u ndoq nga një person i sjellë nga Rama dhe Meta. Të tjerat janë trillime dhe gënjeshtra”, tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb