TIRANË

“BalkanWeb” sjell të tjera përgjime nga dosja e SPAK, e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, ku dalin qartë pazaret e ish-kryebashkiakut Fatos Tushe dhe zyrtarëve të tij në Bashkinë e Lezhës.

Në një nga bisedat që sjell më poshtë “BalkanWeb” është juristja pranë Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Lushnjë, Blerta Turku, e cila mes të tjerash thekson se “Ka dalë Fatosi garant për neve”.

Në bisedën e përgjuar, është momenti kur SPAK iu ka dërguar thirrjen për marrjen në pyetje disa zyrtarëve të Bashkisë Lushnjë, pasi ka zbuluar korrupsionin e kryer prej tyre me tenderat publikë.

Pjesë nga përgjimet e SPAK:
Policia gjyqësore e ngarkuar me këtë hetim njoftohet se ka sekuestruar dokumentacionin e tenderit për rehabilitimin e kanalit ujitës. Të hetuarit e këtij procedimi, pasi vihen në dijeni të këtij fakti, shfaqen të shqetësuar. Në bisedën e zhvilluar në datë 20.01.2021 midis shtetasve Fatos Tushe dhe Ibrahim Lami, palët diskutojnë rreth ardhjes së SPAK dhe vendosin të flasin në WhatsApp, kuptohet për një komunikim më të sigurt, duke pasur frikë nga ndonjë përgjim.
Lami: Hë mo si ke qenë, ca bën nga shpija … vetë..
Tushe: Hiç o ja mirë ja sa erdha në shpi … ti ca bën…

Tushe: po po po ca është kjo…
Lami: Mirë kryetar se kot të mora për qejf
Tushe: Po unë do të të nisja më vonë diçka ta shikoje njëherë …, ai muhabet që të bëra unë atëherë për atë Avdylajn … që … edhe se ç’paska ardhur dikush aty nga SPAK dhe kërkokan dosjen ata …. po do të të nis unë diçka dhe flasim në Whatsapp.

Në lidhje me këtë prokurim rezulton se disa prej punonjësve të Bashkisë Lushnjë, që kanë marrë pjesë në këtë prokurim, janë thërritur për t’u pyetur nga organi procedues. Në bisedën e datës 08.02.2021 ora 8:56:06 AM, e hetuara Blerta Turku, e cila rezulton të jetë në detyrën e juristes pranë Ndërmarrjes së Pasurisë Publike, Lushnjë, komunikon me SMS me një person me numër telefoni 06973…., të cilin e njofton se dosja u mor dhe ata do të merren në pyetje:

Turku: Ua do na marrin në pyetje ata të SPAK-ut e di si jam bërë.
06973… Ca thua ti, për çfarë?
Turku: Për atë dosjen që morëm, morën, e di si jam bërë, se vetëm ne që kemi vendos kriteret do na pyesin. Ua do na marrë SPAK në pyetje.
Në bisedën e datës 08.02.2021 ora 09:03:16 AM, e hetuara Blerta njofton të hetuarin Flamur Peqini për ardhjen e një shkrese nga SPAK, ku kërkohet pyetja e tyre. Ajo pyet nëse duhet të firmosë shkresën e mbërritur.
Peqini: Hë Blerta
Blerta: Drejtor se tani po vij te zyra unë … por ka ardhur një shkresë nga policia, nga SPAK, për të na marrë në pyetje më datën 10, për mua, Bardhin dhe Ilvën …, ta firmosim?
Peqini: Në datën 10 …, e mirë se do vij unë aty te zyra…, ka ardhur shkresa aty … e se këtu jam unë me kryetarin… mirë … e mirë…
Në bisedën e datës 08.02.2021 ora 9:12:59 AM, e hetuara Blerta konfirmon emrat e personave që janë thirrur për t’u pyetur nga SPAK dhe njofton se rreth asaj se çfarë do të thuhet në SPAK ata kanë bërë 20 herë mbledhje. Drejtori ju ka thënë të mos shqetësohen dhe të mos diskutojnë për problemin me familjarët. Sipas Blertës, për ta garant ka dalë Fatosi.
Blerta: Është një polic që ka sjellë shkresë si persona që mund të kenë dijeni.
06973…. Kush do pyetet tjetër?
Blerta: Unë, Ilva dhe inxhinieri.
06973…. Po ajo çne?
Blerta: Është njësi ajo.

Blerta: Po po, por duhet të shkoj në Tiranë.
06973…. Tiii?
Blerta: Ne të tre, që na kanë thirrur si persona që mund të kenë dijeni, të mërkurën në orën 11, te SPAK, mua thjesht s’më vjen mirë po s’kam asgjë, jam e qetë për punën që kam bërë.
06973…. Ajo ka rëndësi, habitem ç’ne që ju ngeli vetëm ju përgjegjësia.
Blerta: Ne s’jemi nën hetim, jemi persona që mund të kemi dijeni, pastaj thirrën ata se mund të kenë qenë nën përgjim.
06973…. Ashtu po, po dijeni për çfarë, sepse nuk dihet për çfarë jy pyesin atje më kupton.
Blerta: Thanë mos kini merak, mos e diskutoni as në familje, thanë mos të shqetësohen kot.
06973…. Kush tha kshu?
Blerta: Dr. dhe ai miku jot.
06973…. Epo mirë.
Blerta: Na kanë bërë 20 herë mbledhje gjoja ça të themi atje.

Blerta: Më tha i tregove të fejuarit po atyre të shpisë. I thashë normal ai është i pari që e ka marrë vesh, edhe atë ditë që erdhën për dosjen. Epo kjo si ka thënë të shpisë vet, ngaqë ashtu e urdhëroj Gesti. Pz që këtë që të shkruajta i thashë. Më pyeti për ca është se ti merr vehs dhe ja shpjegova, shpërdorim detyre, korrupsion aktiv dhe pasiv, se ishin vetëm nenet aty, më tha ti di po mëso këtë, se nuk di të flasi s’merr vesh, dhe kur na bënë mbledhje mos e diskutoni me familjarët dhe me asnjë tjetër këtu te puna. Pak a shumë këto. Jo fare, ajo tha unë si them se do bëhen merak, i thashë unë pse e ke më mirë ta marrin vesh nga të tjerët, se të mërkurën e kam për të shkuar unë, inxhinieri dhe ajo, se neve na ka dalë Fatosi garant.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb