Zbulohet emri i parë i propozuar për kandidat për president. Deputeti i Partisë Socialiste Etjen Xhafaj bën publike propozimin e tij në zarfin me tre emra. I ftuar në emisionin “Dekalog” në RTSH 24 të gazetarit Roland Qafoku, Xhafaj ka tha se ai ka propozuar Gramoz Ruçin për president.

“Po zbuloj një nga tre emrat që kam propozuar. Për mua njeriu që duhet president është Gramoz Ruçi”, tha deputeti Xhafaj. Më pas Xhafa dha edhe arsyet e këtij propozimi me së cilave është serioziteti që ka treguar në karrierën e tij.

I pyetur nëse emri i Gramoz Ruçit mund të sillte një reagim të opozitës sipas të cilët Ruçi ka qenë ministër i Brendshëm në qeverinë e fillimit të vitit 1991 dhe më parë sekretar i Parë i Rrethit të Tepelenës, Xhafaj tha se kjo çështje është e sqaruar një herë e mirë dhe nuk beson se është argument. Më 16 maj do zhvillohet në parlament raundi i parë i zgjedhjes së presidenti por nuk dihet nëse emri i Gramoz Ruçit do jetë mes atyre që do votohet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb