Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj anëtarit më të ri të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ai nuk duhej të konkurronte dhe të ishte pjesë e sistemit të drejtësisë.

Kreu i PD tha se amerikanët e cilësuar “histori” zgjedhjen e tij, por sipas tij, ky i fundit nuk duhej të ishte në garë.

“E dini që Gent Ibrahimi është i pari që ONM ka qenë kundër përfshirjes së tij në sistemin e drejtësisë? A e dini që Ibrahimi ka qenë dakord që asnjë nga këta që merren me reformën e drejtësisë të mos zgjidhej se ishte në konflikt interesi? E dini se Gent Ibrahimi ka dhuratat më fabuloze në deklarimin e pasurive, merrjani sa i ka nga prindërit. Dhuratë këtu, shtëpi atje, vilë atje… kjo mund të ndodhë vetëm në republikën e bananeve, askund tjetër. Për hir të Xhorxh Sorrosit e bën këtë. Ne kërkojmë standard nga SHBA. Çfarë standardi është të na thuash se qenka histori zgjedhja e Ibrahimit?! Pse e bën këtë? Se e ka peng kryeministrin. E ka me dosje, e mban të lidhur se ndryshe s’mund ta bëjë këtë, duhet të këtë respekt për shqiptarët”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb