Pas apelit të miqve, dhe kolegëve të saj drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë për t’u vaksinuar jashtë radhe, duket se ka lajme të mira për shkrimtaren Mira Meksi.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Meksi, përmes një postimi në rrjetin social. Ajo ka shprehur falënderime për kryeministrin Edi Rama, ministren Manastirliu por edhe miqtë e dashamirësit. Kujtojmë se Meksi vuan nga një sëmundje e rëndë dhe se urgjent duhej të kurohej jashtë vendit, por për shkak se nuk kishte bërë vaksinën anti-covid, privohej nga mjekimet. Pas thirrjes, autoritetet u vunë në lëvizje, ndërkohë që shkrimtarja arriti që të bënte edhe vaksinën.

Kujtojmë se ishte ‘BalkanWeb’ që dha lajmin se Meksit i mohohej kurimi jashtë vendit pa bërë vaksinën anti-covid, ndërsa qarkulloi gjerësisht në rrjet, duke sjellë dhe reagimin e shumë figura publike.

MESAZHI I MEKSIT
Miqtë e mi, dashamires, jeni aq shumë sa nuk jua përmend dot emrin. Por zemra ime ju njeh të gjithëve. Më keni prekur shpirtin me solidaritetin tuaj, më keni dhënë forcë dhe energji për ta përballuar sëmundjen. Ju jam përjetësisht mirënjohës. Ju uroj së pari shëndet dhe forcë njerëzore në këto kohëra të zeza! Ka dritë në fund të tunelit! Falënderoj nga zemra Kryeministrin Rama dhe Ministren Manasterliu që më mundësuan vijimin e trajtimit të mëtejshëm të sëmundjes. Zoti me të gjithë!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: