Presidenti Ilir Meta reagon pas deklaratës së eurodepitetit gjerman, David McAllister, i cili shprehej i shqetësuar që mazhoranca do të votojë nesër ndryshimet në Kodin Zgjedhor pa pritur opinionin e Komisionit të Venecias.

Teksa publikon në ‘Facebook’ mesazhin e eurodepitetit gjerman, Kreu i Shtetit thekson se “Z.McAllister, si askush tjetër, bëri çdo gjë edhe katër vite më parë, që vendi ynë të mos kishte zgjedhje penalizuese për integrimin europian, siç fatkeqësisht ndodhën”.

“E falënderoj Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, z.David McAllister, mik i vërtetë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar, për angazhimin e tij të sinqertë e të vazhdueshëm, për zgjedhje të lira e të ndershme. Z.McAllister, si askush tjetër, bëri çdo gjë edhe katër vite më parë, që vendi ynë të mos kishte zgjedhje penalizuese për integrimin europian, siç fatkeqësisht ndodhën. Ka ende kohë për reflektim! 🇦🇱🇪🇺”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb